“Robin Hudi” i Këlnit, Baumgart: Pa eufori, rruga është e gjatë!

Është një nga trajnerët me popullorë dhe më trima në Gjermani. Një si Stefen (në gjermanisht Shtefen) Baumgard mund të mos jetë njeri i prerë për Bajernin, por gjithsesi ato që bën me skuadra më të vogla janë madhështore. E provoi Paderborni ku luante edhe Klaus Gjasula i kombëtares shqiptare, ndërsa po e provon edhe Këlni. Skuadra që ishte në rrezik për të rënë nga Bundesliga, sivjet është pretendente për kualifikim në Europë, duke pasur 12 pikë në 7 ndeshje, me 3 fitore e vetëm 1 humbje. Këlni, dikur skuadër e lavdishme gjermane dhe europiane, ka kohë që ndodhet në “dyshemenë” e Bundesligës, dhe të mbiquajturat “dhitë” kishin nevojë për një shtytje të fortë. Këtë po e bën Baumgarti siç u duk edhe në fitoren e së premtes me përmbysje 3-1 ndaj Grojter Fyrtit. “Ka shumë rëndësi të dimë të përballojmë momentet e vështira, – tha trajneri, – në pjesën e dytë ne ishim shumë mirë, por nuk duhet të gëzohemi kaq shumë. Rruga për ne është ende tepër e gjatë”.

Sfidanti.al