Juventusi nuk është ende i madh, por Alegrin po e kënaq

Trajneri i piemontezëve pati një lehtësim pas derbit të fituar ndaj Torinos, edhe pse sipas mediave italiane, ndeshja u luajt thuajse e barabartë. “Do të kishte qenë e padrejtë që të mos kishim fituar, – tha Alegri, – do të isha mërzitur shumë nëse do të kishim humbur. Kjo është ndeshja jonë më e mirë në këtë sezon, pas 45 minutave të para ndaj Milanit ku ishim edhe më lart. Pas pushimit për shkak të kombëtareve, të gjithë lojtarët janë rritur. Lokateli është përshtatur mjaft mirë dhe u tregua i zoti me gjuajtjen që bëri. Mund të kishim shënuar më shpejt”.

Gjithsesi, Alegri pranon se Juventusi duhet të përmirësohet. “Sidomos në pjesën e parë bëmë shumë gabime në kontrollin e topit, sidomos djathtas, – tha ai, – kemi ende mjaft gjëra për të përmirësuar”. Një lavdërim për Bonuçin, me të cilin në të kaluarën pati edhe probleme. “Ai është pjekur edhe më shumë, është duke u bërë plak tani, – qeshi trajneri, – është rritur në lidhje me përgjegjësinë ndaj skuadrës”. “Keqardhje, – thotë trajneri i Veronës, Juriç, – në pjesën e parë bëmë një paraqitje shumë të mirë. Kishim mundësi këtë herë që ta godisnim Juventusin, por nuk ia dolëm”.

Sfidanti.al