Granit Xhaka nis rikuperimin, në Angli thonë se Arsenali humbi një yll në formë!

Mediat britanike shkruajnë se kapiteni i Zvicrës ishte në gjendje shumë të mirë fizike dhe teknike këtë sezon për “topçinjtë” të cilët duhet të bëjnë nja 3 muaj pa të. Granit Xhaka dëmtoi seriozisht gjurin, dhe do të duhet të rikuperohet, ndërsa Arsenali duhet të rikuperojë terren në Premier Ligë. Shqiptari i Zvicrës ndihmoi ekipin në fitoren 3-1 në derbin ndaj Totenhemit, por e pësoi për vete, ndërsa ka hedhur foto në rrjetet sociale në procesin e riaftësimit, me gjurin të mbrojtur me veshje speciale. Gjithsesi, “Deili Meili” shkruan se Arsenali i trajnerit Arteta ka rezerva dhe mund t’ia dalë edhe pa Xhakën, gjithnjë nëse lojtarët e tjerë japin maksimumin.

Sfidanti.al