Kështu bëhet lufta ndaj racizmit, 8 javë burg për një tifoz në Angli!

Drejtësia britanike dënoi një qytetar vendas me dy muaj izolim në qeli, pasi e gjeti fajtor për ofendim të rëndë racist në rrjetet sociale. Sajmën Silvud (Simon Silwood) botoi një mesazh në një grup në Fejsbuk, me emrin sarkastik “Romen Sojers – Topi i Artë” (Romain Sawyers – Ballon d’Or). Në tekst ai shkruante se “Sojersi duhet të fitojë “Babuinin e Artë”, duke nënkuptuar qartë se futbollisti afrikan i Uest Bromit po krahasohej me një majmun. Silvudi u mbrojt në gjyq duke thënë se fjalët e tij ishin ndryshuar nga “bufon” në “babun”, por policia e hodhi poshtë që kjo të ketë ndodhur. Tifozi racist është dënuar tashme me 8 javë burg dhe kjo është mënyra sesi duhet të bëhet lufta ndaj racizmit në sport.

Sfidanti.al