Çmenduria “Champions”: Përralla pa fund “Sherif”, rikthimi i Mesit!

Nuk pati ndonjë shkëlqim nga skuadra e tij, edhe pse luante në shtëpi, përkundrazi ishte një dominim i Mançester Sitit, por gjithsesi mbrëmja e fundit e Championsit në Paris do të mbahet mend për rikthimin e Lionel Mesit. Magjistari argjentinas shënoi golin e tij të parë për PSG-në 74’ duke garantuar fitoren 2-0 ndaj kampionëve të Anglisë dhe nënkampionëve të Europës.  Po në grupin A, Klub Bryzhi tregoi se nuk ishte rastësi barazimi 1-1 në Belgjikë ndaj Paris SG, sepse fitoi 2-1 në fushën e Lajpcigut ambicioz.

Në grupin D, do të mbetet e paharruar mbëmja e Sherifit të Tiraspolit, që “vrau” gjigandët e Realit të Madridit në “Bernabeu”. Kampionët e Moldavisë, dhe përfaqësuesit e Republikës së Transdnistrisë, triumfuan 2-1 me golat historikë të shënuar nga Jasur Jahishbajev në 25’ dhe Sebastien Til në 90’. Për Realin barazoi përkohësisht Benzema me penallti në 65’.

Në grupin B, Liverpuli pati një tjetër “bombardim” në Portugali në fushën e Portos. Pasi shënoi 9 gola në dy ndeshjet e kaluara në Champions, ekipi i trajnerit Jurgen Klop shkatërroi vendasit 5-1 me golat e shënuar nga Salah, Mane, Salah, Firmino dhe sërish Firmino. Në këtë grupi, Milani tani rrezikon eleminimin pas humbjes në shtëpi ndaj Atletikos së Madridit, 1-2. Skuadra e trajnerit Pioli shënoi në 20’ me Leaon, por Kesi doli me të kuqe në 29’ dhe spanjollët përfituan në epërsi numerike. Antuan Grizman shënoi në 84’ dhe Luis Suarez me penallti në 90’+7.

Rezultatet

Grupi A: Paris SG-Mançester Siti 2-0, Lajpcig-Klub Bryzh 1-2

Grupi B: Milan-Atletiko Madrid 1-1, Porto-Liverpul 1-5

Grupi C: Ajaks-Beshiktash 2-0, Dortmund-Sporting Lisbonë 1-0

Grupi D: Shahtar Donjeck-Inter 0-0, Real Madrid-Sherif Tiraspol 1-2

Sfidanti.al