A është e sinqertë buzëqeshja mes Mbapesë e Nejmarit, që thotë Poçetino!

Nga klubi thonë se dy yjet biseduan mes tyre për të vendosur paqen pas acarimit që patën në fundjavë. Ishte e nevojshme diçka e tillë mes Kilian Mbapesë e Nejmarit, pasi i pari u nxeh shumë me të dytin, duke e quajtur “barbon që nuk i pasonte topin” në ndeshjen e kaluar. Trajneri Maurisio Poçetino u shpreh se dy lojtarët “kthjelluan ajrin” (siç është shprehja e anglezëve) në prag të ndeshjes së Paris SG ndaj Mançester Sitit në Champions. Kjo duket edhe në fotot e botuara nëpër media. Pyetja e vetme që duhet bërë në një rast të tillë është nëse kjo buzëqeshje mes francezit dhe brazilianit a është e sinqertë, apo sa për “sy e faqe” sepse kështu i kanë udhëzuar drejtuesit?!

Sfidanti.al