Inzagi: Në pjesën e dytë mund të kishim marrë fitoren!

Në një përballje të tillë, me një kundërshtar të tillë, mund të pranohej gjithçka. Një Inter-Atalanta nuk është turp të përfundojë 2-2 dhe këtë e pohon trajneri i vendasve Simone Inzagi. “Një ndeshje që do ta shikoj me shumë vëmendje, me shumë kujdes, -I shpreh tekniku zikaltër, – ishte padyshim një ndeshje e madhe, me ritëm tepër të lartë, jam i keqardhur për pjesën e dytë sepse do ta kishim merituar padyshim fitoren. Gjithsesi, nuk mund t’i heq asnjë meritë Atalantës që luajti një ndeshje të madhe. Ishte madhështore në 25 minutat e fundit të pjesës së parë. Të dyja skuadrat patën raste, sepse u bë një lojë e hapur. Në golin e dytë mund të kishim qenë më të vëmendshëm”. Inzagi theksoi se nuk mund të qortonte lojtarët pavarësisht nga rezultati jo i kënaqshëm.

Sfidanti.al