Trajneri i shquar i Serisë A nuk mund të ishte i kënaqur as këtë herë, ndonëse më në fund ekipi i tij e arriti fitoren e parë të sezonit pasi iu deshën 6 ndeshje. Rrallë herë ka ndodhur që Juventusi të ketë vuajtur kaq shumë për sukseset në Itali, madje edhe triumfi 3-2 në fushën e Specias së vogël ishte i përvuajtur. Këtë e pohoi trajneri Alegri, e pohuan edhe mediat italiane. “Sa shumë rreziqe me Specian”, – shkruajti menjëherë “La Gazeta delo Sport”, ndërsa Alegri theksoi se “duhet të përmirësohemi, lojtarët duhet të dalin nga zona e “konfortit”, pasi ndryshe nuk mund të kemi shanse këtë sezon, bëmë shumë gabime në pasimin e fundit para golit”.
Kean, Kieza e De Ligt ishin autorë të golave në fitoren 3-2, me avantazhin fillestar juventin, përmbysje të vendasve, dhe pastaj ripërmbysje. “Nuk më prekin kritikat, – thotë De Ligti, mbrojtësi holandez që shënoi golin e fitores, – unë e di se kur luan për Juventusin gjithnjë duhet të luash për fitore”. E mira është që dy golat vendimtarë u shënuan nga dy lojtarë tepër të kritikuar së fundmi. Gjithsesi, Alegri është i kënaqur sepse nuk ishte e lehtë të fitohej në një situatë të tillë. Juvja ka 5 pikë në 5 ndeshje, ende shumë pak, por ndoshta tani vjen kthesa.
Sfidanti.al