Në Itali thonë se në Serinë A po dominon “Ligji i Interit”!

Le të mos nxitohemi dhe vetë trajneri Simone Inzagi thotë se gjithçka do të merret ndeshje pas ndeshjeje, por gjithsesi dy fitoret e fundit ishintë mëdha. Suksesi 6-1 ndaj Bolonjës u shoqërua me triumfin me përmbysje 3-1 ndaj Fiorentinës në Firence, ndaj edhe mediat sportive italiane e kanë nisur “avazin”.

“Interi shkatërron gjithçka, – titullon “La Gazeta delo Sport”, – Në Firence një provë si kampionë, 3-1!” “Ligji i Interit, – është komenti i “Il Korriere delo Sportit”, – përmbysje në Firence, 3-1, Inzagi kthehet në krye. Vjollcët dërrmohen pas avantazhit”. Interi ka 13 pikë në 5 ndeshje, por Napoli mund të dalë sërish në krye nëse fiton ndeshjen e tij.

Sfidanti.al