Veprimi tjetër i presidentit të Barcelonës, Zhoan Laporta, pas thirrjes së hapur për tifozët, duket se do të jetë shkarkimi i trajnerit Ronald Kuman dhe ulja në stol e një njeriu që të japë shpresë. Mediat katalanase shkruajnë se kandidatët për të zëvendësuar holandezin janë dy, legjenda Ksavi Hernandez, dhe trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez. Ksavi është një nga emrat më të mëdhenj të Barcelonës, dhe sot punon trajner në Arabinë Saudite. Martinez, një teknik spanjoll, është shumë i vlerësuar në stolin e kombëtares së Belgjikës, njërës prej skuadrave më të mira të botës, kryesuese e renditjes së FIFA-s.
Sfidanti.al