Boks, gjithë Ukraina shpreson tek suksesi i heroi të saj Usik ndaj Xhoshuas!

Për shumë kohë ishte amator, ndërsa si profesionist karrierën e nisi në moshën 24-vjeçare. Oleksandr Usik është boksieri më i njohur ukrainas i momentit, trashëgimtar i vërtetë i vëllezërve Kliçko që dominuan skenën e peshave të rënda për një epokë të gjatë. Sot, ndërsa është 34 vjeç, ai do të përpiqet të mundë britanikun Entoni Xhoshua, pikërisht në peshat e rënda, dhe të fitojë 3 brezat e artë të federatave WBA, IBF, WBO dhe IBO. Padyshim që Xhoshua jepet favorit për luftën që do të jetë në 25 shtator në stadiumin e Totenhemit në Londër. Gjithsesi, Usik ka një karrierë shumë të mirë. Pasi zhvilloi 368 ndeshje si amator, duke humbur vetëm 15, e pasi u shpall kampion i botës dhe kampion olimpik në Londër, ai kaloi në profesionizëm dhe i ka fituar të 18 ndeshjet deri tani. Ai u bë kampion i padiskutueshëm i botës në peshat super të mesme dhe pastaj kaloi tek peshat e rënda duke mundur amerikanin Uitherspun dhe britanikun Çisora duke fituar titullin interkontinental  në WBO. Usik ka lindur në Sinferopol në Krime, por nuk ka pranuar të marrë nënshtetësinë ruse dhe të dorëzojë atë ukrainase.

Sfidanti.al