Kriza e Totenhemit ka një emër, ai është Harri Kejni!

Është e lehtë ta mbash një lojtar një lojtar në ekip kundër vullnetit të tij, por është e vështirë që ta detyrosh të luajë me gjithë zemër në fushën e lojës, pas kësaj. Këtë po e kupton presidenti i Totenhemit, Daniel Levi, ndërsa ylli kryesor i ekipit, Harri Kejn, po kalon në një periudhë krize. Kapiteni i Anglisë, dhe qendërsulmuesi më i mirë në vend, ka shumë pak gjuajtje drejt portave kundërshtare, ndërsa ka 4 ndeshje radhazi që nuk e gjen rrugën e rrjetës. Për një njeri që golin e ka si oksigjen, është e qartë se kjo vjen nga mungesa e motivimit. Kejni deshi të kalonte tek Mançester Siti verën e kaluar, por Levi kërkoi 150 milionë paundë stërlina, madje mund të mos kishte pranuar as me aq, sepse sulmuesi ka kontratë të gjatë me Totenhemin. Nuk dihet nëse futbollisti do të kthehet ai që ishte, por humbja 0-3 me Çelsin në shtëpi tregoi se Spërsat nuk kanë shans të fitojnë trofe këtë sezon dhe as të kualifikohen për në Champions.

Sfidanti.al