Pasi shënoi 6 gola në një ndeshje e pasi barazoi një rekord të futbollit hungarez, u kuptua se nuk po fluturonte nga gëzimi. Myrto Uzuni është një nga ata futbollistë që ka kaq shumë ambicie saqë nuk kënaqet lehtë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u shpreh me vlerësime për ekipin e tij, Ferencvaroshin, por edhe për vetveten, ndërsa u intervistua nga mediat hungareze dhe nga televizioni i klubit, pasi shënoi 6 gola në fitoren 9-0 në fushën e Hatvanit.
“Motoja ime është që të jem gjithnjë më i mirë se dje, – u shpreh Uzuni, – unë jam maksimumin në çdo ndeshje, pa pasur parasysh se në çfarë konkurrimi apo se përballë kujt kundërshtari. Në kampionat, në kupë, në Europë, është njëlloj. Jam i lumtur me fitoren dhe me kualifikimin, padyshim edhe me golat e mi. Kurrë më parë nuk kisha shënuar 6 gola në një ndeshje”.
Trajneri i tij Shtëger i dha topin e ndeshjes në fund. Kishte 51 vjet që nuk ndodhte, dhe atë e kishte bërë një lojtar legjendar i skuadrës që mbiquhet “Fradi”. Në dhjetor 1960, Florian Albert shënonte 6 gola në një ndeshje zyrtare për Ferencvaroshin dhe i mbiquajturi “Perandori” do të mbetej i fundit derisa këtë e bëri Uzuni.
Sfidanti.al