Në moshë të nuk mund të jesh njeri i evolucionit, sepse energjitë nuk të lejojnë të ecësh, por të detyrojnë të vraposh. Me kalimin e viteve ndoshta ndryshon, por 34 “pranvera” nuk janë aq shumë dhe këtë e ndjen trajneri i Bajernit, Julian Nagelsman. Tekniku gjerman është gati të nisë një revolucion të futbollit, jo edhe aq nga ana taktike (të cilën e bën vazhdimisht kur ka mundësi), por nga ana teknologjike. Si “bir i shekullit të ri”, Nagelsman propozon që lojtarët në fushë të kenë kufje për të dëgjuar trajnerin, madje edhe mikrofonë për të diskutuar me stolin. “Në këtë aspekt, futbolli amerikan është më i përparuar sesa futbolli europian”, – thotë njeriu i brezit bashkëkohor, që nuk mendon si Fergusoni apo Murinjo. “Komunikimi me anë të teknologjisë me lojtarët e ndihmon trajnerin sidomos në stadiumet e futbollit ku ka shumë zhurmë, dhe sipas rregullave ku nuk ka pushime gjatë pjesëve të lojës, por vetëm në mes të dy pjesëve të ndeshjes”, – thotë ai.
Sfidanti.al