Nga Dibala tek De Ligt, Juventusi ka dy dhimbje koke për “aspirinë”!

Në një krah shkruhet se klubi torinez po iafrohet një akordi me sulmuesi argjentinas, të cilit ipërfundon kontrata verën e ardhshme. Nga ana tjetër ata duhet të mendojnë për pakënaqësitë e Matijs De Ligtit, të shprehura me gojën e agjentit të tij Mino Raiola. Sakrifica e parë, ajo për Paulo Dibalën, duhet të jetë financiare pasi argjentinasi kërkon një rrogë të barabartë me De Ligtin, që do të thotë mbi 10 milionë euro në sezon (gati 12). Fillimisht, “Zonja e Vjetër” ishte gati t’i jepte 8.5 milionë euro të garantuara në vit, plus shpërblime. Duket habi që një sulmuesi është kaq e vështirë t’i jepet pagesa e një mbrojtësi. Ndërkaq, De Ligti nuk e ka problem edhe aq rrogën, por faktin që nuk e ka vendin të sigurt në formacion. “Në fund të sezonit mund të largohet, – thotë Raiola, – kështu funksionon futbolli!”. Natyrisht, trajneri Alegri dhe drejtuesit janë mësuar me kurthe të tilla, dhe mund ta përballojnë presionin nga Raiola, pasi De Ligti duhet ta meritojë vendin në formacion.

Sfidanti.al