Qysh në ditën e parë të VAR-it , E. Jorgji në dhomën e rrëfimit…

Çfarë takimi i shumepritur dhe mbresëlënës qysh në javën e parë! Me gjuhën e futbollit tonë, me ato që na kanë parë sytë keto dy dekada , “takimi” i parë i arbitrit Enea Jorgji me Sistemin VAR, s’e dinim sa mund të vononte, por edhe kaq shpejt.. s’kishte bastexhi arbitrash që ta parashikonte. Tamam në ndeshjen inagurale të kampionatit, Tirana – Skënderbeu, Enea Jorgji ka dhënë një penallti në favor të Skënderbeut, tamam si në kohën e …Skënderbeut, para të cilit u dridheshin leqet e këmbëve gjithë arbitrave. Këtë herë, ishte krejt ndryshe nga zakoni i vjetër. Jorgji bëri shenjën globale me gishta.. se po shkonte ta shikonte në ekranin.. në bordin e fushës.

Ajo që ndodhi do të kujtohet si një takim i (pa)dëshiruar dhe tejet historik midis arbitrit me emër ,sidomos për shefat, që deri dje ishte vetë “teknologjia” dhe Sistemit VAR, që për dreq komandohej atë ditë , nga ca kolegë të tij , me një të kaluar edhe më të “ndritur” se Enea. Po çfarë ndodhi në ato momente? Kamera të ofronte një shërbesë speciale: Jorgji para ekranit të VAR, që më shumë fliste se sa përqëndrohej siç bejne koleget nderkombetare tek munitori. Fliste më shumë se dëgjonte kolegët, aq sa dukej sikur ishte në një kabinë telefonike. Më e bukura do të vinte më pas, kur vendimi që doli nga “bashkëbisedimi” , e shpërfillte penalltinë, e cila u pa edhe me sy të lirë që ishte 11 m i modës së vjetër , nga ato për të cilat thuhej me mburrje se ..”duket sikur duket, por s’duket dhe aq mirë”…
Sfidanti.al