Tuhel vlerëson lart Van Galin që tha se Çelsi luan lojë sulmuese!

Kjo ishte përgjigja që trajneri i Holandës i dha një gazetari “tulipan” pas një ndeshjeje të kombëtares, dhe ku e akuzoi se po i jepte ekipit një stil mbrojtës, si Çelsi apo ndonjë ekip tjetër. Van Gali iu kundërvu duke i thënë gazetarit se nuk merrte vesh nga taktika, ndërsa theksoi se Çelsi i Tomas Tuhelit luan në sulm. Kjo i pëlqeu gjermanit Tuhel që e vlerësoi lart holandezin. “Van Gal është i madh sepse thotë gjithmonë atë që mendon, – u shpreh tekniku i Bluve të Londrës, – ai ka kurajon që të flasë. Ndonjëherë kjo e dëmton, por mendoj se është kënaqësi ta dëgjosh të flasë për futbollin. Ai ka një moshë të caktuar, një përvojë të madhe dhe ka shumë ndikim në futboll”.

Sfidanti.al