Nuk është më e reja në histori, por është më e reja në 17 vjet, dhe e para britanike në 44 vjet që fiton një Grand Slem, si dhe e para britanike që fiton US Openin në 53 vjet. Ema Radukanu triumfoi në Nju Jork në moshën 18 vjeç e 302 ditë, duke ia dalë në një Grand Slem më përpara sesa legjendat e sotme, Rozher Federer, Rafael Nadal dhe Novak Gjokoviç. Ajo mundi me autoritet kanadezen Lejla Fernandez 2-0, 6-4, 6-3, duke mos humbur asnjë set në këtë turne. Vetëm 5 femra dhe 4 meshkuj kanë fituar më herët sesa Ema, Hingis, Selesh, Trejsi Ostin, Sharapova, Çang, Sançez Vikario, Beker, Vilander dhe Borg. Vajza e emigrantëve nga Kina dhe Rumania fitoi ndaj vajzës tjetër të emigrantëve nga Ekuadori dhe Filipinet, pas një ore e 51 minutave, finale më e gjatë sesa e tregon rezultati. Ishin 24 000 vetë në “Arenën Arthër Ejsh”, më të madhen në botë, ndërsa legjenda e tenisit, amerikania Billi Xhin King i dorëzoi Radukanut trofeun prej argjendi.
Sfidanti.al