Shembulli i Simeones, i ka dhënë Atletikos 8 tituj dhe 1 miliardë euro!

Kush duhet të cilësohet si trajneri më i mirë nga ata që janë në qarkullim? Idetë janë të ndryshme dhe të tillë si Guardiola, Murinjo, Klop, Konte, Zidan e të tjerë të vijnë ndërmd, por nëse vendos në llogari të dy faktorët, atëherë në krye del një tjetër. Diego Pablo Simeone jo vetëm është i veçantë sepse i ka dhënë Atletikos së Madridit 8 trofe të rëndësishëm, me 2 La Liga, 2 Liga të Europës, 2 Superkupa të Europës, një Kupë të Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës, por edhe i ka sjellë 1 miliardë euro nga lojtarët e transferuar. Kush harron 120 milionë eurot  fituar nga kartoni i Grizmanit dhe 80 milionë euro nga kartoni i Lykas Hernandezit. Në vend të dytë vjen Leonardo Zhardim, portugezi i Monakos, ndërsa i treti është Zhoze Murinjo që ka fituar 773 milionë euro nga shitja e lojtarëve në ekipet ku ka qenë. Ançeloti është në vend të katërt me 760 milionë euro, ndërsa Guardiola vetëm në vendin e 9-të.

Sfidanti.al