I akuzuar për dhunë seksuale, për përdhunim, futbollisti francez do të mbahet i mbyllur në qeli deri në seancën tjetër të caktuar për në 25 janar 2022. Flitet për Benzhame Mendi (Benjamin Mendy), mbrojtësin e Mançester Sitit dhe të Francës, i cili ka dalë para gjyqit në Britaninë e Madhe dhe mbahet në një ndërtesë të caktuar për këtë qëllim në Liverpul. Siti e ka pezulluar mbrojtësin deri në përfundim të gjyqit. Gjykata refuzoi ta linte në shtëpi me kusht, kundrejt pagesës, ndërsa avokatët theksuan se do të luftojnë për të hedhur poshtë akuzat. Në të vërtetë, drejtësia duhet të jetë pikërisht kështu, ndërsa ndaj Mendisë ka 4 akuza për përdhunim dhe një akuzë për dhunë seksuale.
Sfidanti.al