Në Napoli do të shohim Juventusin më europian të sezonit!

Vështirë se do të ketë një ekip më italian dhe më shumë europian sesa ky që do të luajë në stadiumin “Maradona”. i tillë Juventusi i Masimiliano Alegrit që vërtet humbi europianin më të shquar që kishte (Kristiano Ronaldon), por që ndaj Napolit nuk do të ketë yjet e Amerikës Latine. Ndeshjet eleminatore të Botërorit, me lodhjet e tyre dhe me udhëtimet, si dhe rregullat e Kovidit kanë prishur shumë punë. Paulo Dibala, Huan Kuadrado, Betankur, Danilo dhe Aleks Sandro as nuk u morën fare me vete për sfidën e sotme të Serisë A. Alegri thotë se vetëm Kuadrado mund t’ia dilte, por u ndje keq me shëndet dhe mbeti në Kolumbi. Në mbrojtje priten 4 italianë si Kielini, Bonuçi, Pelegrini dhe De Shilio, në mesfushë Mekkeni, ndërsa të rinjtë De Vinter, Sule dhe Mireti do të jenë pjesë e grupit, e madje mund të kenë minuta. “Do të bëjmë një ndeshje të madhe”, – thotë Alegri që sqaron për Ronaldon se “nuk kishte dëshirë që të luante më tej tek Juvja”.

Sfidanti.al