Këtë e thotë Jurgen Klopi, njeriu që e di më mirë se të gjithë sesi është situata në “familje”. Virgil Van Dajk nuk ka asnjë pasojë nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen e Holandës ndaj Turqisë në eleminatoret e Kupës së Botës. Qendërmbrojtësi i shquar holandez u rrëzua në tokë me dhimbje dhe u mendua se pati dëmtim në kavilje, por trajneri i Liverpulit thotë se ai nuk ka pësuar asgjë serioze. Van Dajku pati një dëmtim të rëndë sezonin e kaluar dhe e humbi atë plotësisht pas derbit me Evertonin ndaj edhe frika për të është shumë e madhe. Gjithsesi, nëse e thotë Klopi, atëherë kjo është e vërteta.
Sfidanti.al