Është një njeri i ndershëm, dhe fakti që është i drejtpërdrejtë ka bërë që ta respektojnë edhe ata që nuk e duan. i tillë trajneri i Spanjës, Luis Enrike, që fitoi me shumë vështirësi në Prishtinë ndaj Kosovës në ndeshjen eleminatore të botërorit. Pavarësisht shifrave 2-0 në “Fadil Vokrri”, trajneri i iberikëve pranoi se ekipi i tij nuk e pati të lehtë.
“Kjo ndeshje ishte si një lindje e suksesshme e një fëmije në maternitet, por që kalon me vështirësi, – tha ai, – këto janë ndeshje që mund të të sjellin probleme dhe shtatori nuk është muaji më i mirë. Ne bëmë gabime me topin dhe Kosova na rrezikoi. Nuk ishte e lehtë, por rëndësi kanë tri pikët”.
Trajneri i Kosovës, Bernar Shaland, vlerësoi lojën e të tijve, qau rastet e humbura dhe refuzoi “ftesën” për t’u larguar në fund të eleminatoreve. “Luajtëm një ndeshje të mirë, – tha trajneri Shaland, – ishim të bashkuar dhe shumë mirë në mbrojtje, por nuk shfrytëzuam situatat një për një. Nuk i konkretizuam dot rastet edhe pse patëm 3 herë mundësi, por ekipi zhvilloi një ndeshje në nivel mjafrt të mirë. Nuk e mendoj largimin nga Kosova”.
Sfidanti.al