Kishin kaluar vetëm pak javë që nga finalja e Kupës së Amerikës në Rio de Zhaneiro ku Lionel Mesi me shokë fituan 1-0 dhe morën titullin. Argjentina duket më e fortë se Brazili këto momente, dhe në vendin e “gauçosve” mendojnë se ajo që ndodhi në ndeshjen eleminatore të Kupës së Botës ishte diçka e qëllimshme. Këtë e shpreh gazetari argjentinas, Martin Liberman. Prezantuesi i dikurshëm i “Foksit” foli për tabloidin “Bild” duke thënë se “unë mendoj se mënyra e ndërprerjes së ndeshjes me një veprim të tillë, ishte i inskenuar”. “Nëse rregullat janë të tilla, normal që lojtarët nga Premier Liga nuk duhej të lejoheshin për të luajtur, – tha ai, – por, kjo duhej të kishte ndodhur para ndeshjes. Mendoj se kjo u orkestrua për të treguar sesa të ashpër janë në Brazil me Kovidin, pasi presidenti Bolsonaro është kritikuar shumë së fundmi”. Gjithsesi, tifozët argjentinas nuk lënë pa faj edhe yjet e tyre profesionistë, duke përfshirë edhe Mesin duke shkruar se “ata ndihen të plotfuqishëm në avionët e tyre privatë”.
Sfidanti.al