Çfarë dënimi për 13-vjeçarin, 5 vjet ndalim në stadium për një foto!

Në të vërtetë, veprimi i tij nuk ishte kaq i pafajshëm pasi kjo shkrepje me celular u krye pas një invazioni të fushës, dhe këtë e bëri një tifoz fare i vogël. Një 13-vjeçar, me gjasë bir emigranti me emrin Amir, vrapoi në fushë në minutën e 89-të të ndeshjes së fituar 4-0 ndaj Malit të Zi. Ai donte të takonte Memfis Depain dhe ia arriti qëllimit duke bërë një foto me të, veçse ky “yrysh” në fushën e stadiumit “Filips” të Ajndhovenit i kushtoi shtrenjtë. Federata Holandeze vendosi ta përjashtonte 5 vjet nga stadiumet, pra ai duhet t’i shohë ndeshjet në televizor deri në moshën 18-vjeçare. Të paktën, gjobën ia ulën nga 350 euro në vetëm 100 euro.

Sfidanti.al