Juventus, ç’është kjo humnerë financiare ku ke rënë për 4 vjet?!

Bilanci është negativ që nga viti 2017, dhe gjendja vazhdon të përkeqësohet. Juventusi nuk është më “Zonja e Vjetër” që di të kursejë e një model për më të rinjtë, por një “Zonjushë” që shpërdoron pasurinë e grumbullur nga paraardhësit. Sipas mediave italiane, humbjet financiare vetëm këtë sezon mund të llogariten në 191 deri në 210 milionë euro, ku godet rëndë mungesa e tifozëve në stadium, me -80 milionë euro të garantuara. Ky bilanc deficit i shtohen bilanceve të sezoneve të tjera që nga 2017-ta, që ishin -19, -40 dhe -90 milionë dhe kjo do të thotë se totali arrin nga -340 në -360 milionë euro. Ky nuk është më një model biznesi, dhe duket se presidenti Anjeli prandaj e kërkon me çdo çmim Superligën Europiane.

Sfidanti.al