Mbërritën në Prishtinë me shqetësimin që nuk mund të fshihej. Është e kotë për futbollit të shmanget plotësisht nga ajo që quhet politikë, dhe kombëtarja spanjolle e dinte mirë se në Kosovë nuk e priste vetëm ndeshja eleminatore e Botërorit, por edhe polemikat për shtetin e ri. Spanja është një nga 5 vendet e BE-së që nuk e njeh Kosovën, diçka që krijoi probleme para ndeshjes së parë, ndërsa këtë herë pati një polemikë në konferencën për shtyp.
Një gazetar kosovar iu drejtuar përgjegjësit mediatik të Federatës Spanjolle, Garsia Kuervo, se përse iu referua Kosovës si “ekipi vendas”, dhe jo me emrin “Kosovë! “Nuk kam ardhur këtu për t’iu përgjigjur pyetjeve, – tha Garsia Kuervo, – nuk jam unë ai që po jap një konferencë për shtyp”. Një gazetar spanjoll u përpoq ta bindë gazetarin shqiptar se në Spanjë është normale të thuhet “ekipi vendas”, por kosovari ia ktheu se nuk i kushtonte gjë që të thoshte Kosova. Kjo ngjau pak me refuzimin e trajnerit të Kosovës, Shaland, për t’iu përgjigjur pyetjeve në Spanjë, nëse nuk do të thuhej se ai ishte trajner i Kosovës.
Mediat iberike presin atmosferë miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri” sepse tifozët janë të pakënaqur që Spanja nuk e njeh vendin e tyre. Gjithsesi, edhe në stadiumin e Seviljes pati tension kur autoritetet u përpoqën të largonin flamurin e Kosovës që po e mbanin tifozët miq. Përsa i përket ndeshjes, Spanja është favorite, dhe nuk mund të bëjë gabime pas humbjes në Suedi. Miqtë kanë mungesa, pasi Laporte është në dyshim, e Gaja nuk luan për shkak dëmtimi. Mungojnë Tiago Alkantara, Ruiz, Jorente, Pedro, Pau Torres apo Olmo. Kosova, ndërkaq, ka arritur dy rezultate pozitive si fitorja 1-0 në Gjeorgji dhe barazimi 1-1 me Greqinë, dhe në fushë pritet të jenë Rrahmani, Rashica e Muriqi.
Sfidanti.al