Në vitin 1953, shpikësit e futbollit nuk arritën ta kuptonin në kohë se çfarë skuadre të jashtëzakonshme do të kishin përballë, dhe u shkatërruan dy herë nga Hungaria e Pushkashit, 6-3 në “Uembli” dhe 7-1 në Budapest. Kanë kaluar gati 70 vjet dhe nuk mund të thuhet se Anglia do të ketë përballë një skuadër të tillë sot, por sidoqoftë mund të thuhet se do të ketë përballë një sulmues të jashtëzakonshëm. i vetmi njeri sot për sot që mund të pretendohet se mund të synojë rekordet e Lionel Mesit dhe të Kristiano Ronaldos për golat, që ka shënuar 9 herë në 8 ndeshje këtë vit për Poloninë, dhe 7 herë 4 ndeshje për Bajernin këtë sezon.
“Megajer dhe Stouns nuk mund të bëjnë asnjë gabim në Varshavë, – shkruan “Deili Meil”, – ata do të kenë përballë një sulmues të klasit më të lartë botëror si Levandovski. Polonia varet nga ylli i Bajernit që është në formë të mahnitshme”. Levandovski ka 72 gola në 124 ndeshje për kombëtaren dhe 493 gola për skuadrat e klubeve në 702 ndeshje. Në total, ai ka 565 gola në karrierë, duke kaluar një legjendë si Zllatan Ibrahimoviç që ka 564.
Sfidanti.al