Bejli habitet nga lavdërimi i Realit: Sa shpejt ndryshojnë gjërat në futboll!

Në faqen zyrtare madrilene në Tuiter, në gjuhën angleze, u botua një foto e Garet Bejlit pas 3 golave ndaj Bjellorusisë në Kazanj (fitore 3-2), si dhe përgëzimi: Mister Hatriku (Mister 3-golëshi). Ky ishte festimi i Realit për suksesin e yllit të tij nga Uellsi, veçse “i zoti i punës” sikur nuk e kishte pasur shumë mendjen. “Ndershmërisht nuk e dija se ata kishin thënë ndonjë gjë, – tha Bejli, – një moment të urrejnë, një moment të pëlqejnë. Është ose kështu, ose ashtu. Futbolli është shumë i paqendrueshëm. Gjithsesi, është kënaqësi kur thonë fjalë të mira për ty, ndaj unë mendoj se duhet të jem i kënaqur”. Bejli nuk ka pasur një raport të mirë me tifozët sidomos vitet e fundit nën drejtimin e trajnerit Zinedin Zidan i cili deshi ta largohet nga ekipi.

Sfidanti.al