Osaka është një thirrje për ndihmë, jo një objekt interesant mediatik!

“Nuk e di se kur do ta luaj ndeshjen e ardhshme”. Këto ishin fjalët e tenistes së shkëlqyer japoneze, Naomi Osaka, por që ndodhet në një moment shumë të vështirë të jetës së saj. Edhe pse milionere dhe mjaft e suksesshme deri tani në sport. Osaka po e ndjen të papërballueshëm presionin e sportit profesionist, me detyrime të shumta ndaj mediave e tifozëve, diçka që ajo siç duket nuk e ka me qejf dhe e vuan. Pas largimit nga Rolan Garosi, ajo nuk mori pjesë në Uimbëlldon, ndërsa dëshroi në Tokio 2020 duke mos marrë dot medalje olimpike për Japoninë e saj. Edhe US Openi nuk i shkoi më mirë, ndonëse është kampionia në fuqi. Numri 3 i botës u mund nga numri 73, Lejla Fernandez që fitoi 2-1 (5-7, 7-6, 6-4). “Së fundmi as fitoret nuk po më japin kënaqësi, – tha Osaka, – thjesht ndihem sikur çlirohem, ndërsa kur humbas ndihem shumë keq dhe kjo nuk është normale”.

Sfidanti.al