Murinjo këshillon “pengun e vetëm të Romës”, Xhakën, që të vaksinohet!

Kapiteni i Zvicrës nuk mundi të ishte në krah të shokëve të tij në ndeshjet eleminatore të Kupës së Botës për shkak se doli pozitiv për koronavirus. Për më tepër, kjo ndodhi edhe sepse Granit Xhaka nuk kishte pranuar të vaksinohej, gjë që mund ta kishte mbrojtur, dhe Zhoze Murinjo nuk ngurroi t’i jepte një këshillë të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. “Granit, merr vaksinën që të jesh i sigurt”, – shkroi portugezi, një fjali që mori 300 komente dhe mbi 11 000 pëlqime. Xhaka u përgjigj thjesht me një “faleminderit mister”, ndonëse nuk dihet nëse do të vaksinohet apo jo. Shqiptari i Zvicrës është pengu i vetëm i Romës gjatë transferimeve pasi deshi ta merrte nga Arsenali dhe nuk i pati paratë. Mërzitjen për mosamrrjen e Xhakës e shprehur drejtuesi i Romës, Tiago Pinto.

Sfidanti.al