Juventus, dëgjoje Kielinin sepse nuk mjafton vetëm Dibala për të qenë ekipi i madh

“Kjo nuk është një skuadër e vërtetë”, ishin fjalët që u “transkriptuan” nga buzët e Xhorxho Kielinit duke folur me Masimiliano Alegrin gjatë ndeshjes Juventus-Empoli (0-1). Me largimin e Kristiano Ronaldos, “Zonja e Vjetër” është edhe më pak ekip i madh, të paktën përsa i përket personalitetit dhe mentalitetit fitues, ndërsa lajmet kryesore në mediat italiane janë për rinovimin e mundshëm të Paulo Dibalës. Argjentinasi është bërë kapiten, ka numrin 10 dhe vlerësohet si qendra e “gravitetit” për Juven e re, por për t’iu larguar përkufizimit të Kielinit duhet më shumë. Shezni në portë edhe gabon, dyshja Bonuç-De Ligt duket se ende ka nevojë për vetë Kielinin, mesfusha nuk dihet nëse forcohet aq sa duhet me Lokatelin (që ishte rezervë tek Italia e Mançinit), ndërsa në sulm ka lojtarë që ende nuk janë “shtylla”, si Dibala, Kieza, Morata apo Kulushevski. Ndoshta do të duhet kohë. Përsa i përket argjentinasit, ai ende kërkon 5 vjet kontratë me rrogë të paktën 10 milionë euro në sezon të garantuar, ndërsa Juvja ofron 4 vjet kontratë me 8 milionë euro plus shpërblime në bazë të arritjeve.

Sfidanti.al