Largimi i Antuan Grizmanit (pas atij të Leos) dhe marrja në huazim e De Jongut nga Sevilja, ishte vetëm kapitulli i fundit në “romanin e turpit” të Barcelonës. Klubi katalanas duket në nivelet më të ulëta që nga viti 2004, por megjithatë në “Kamp Nou” kanë shpresë, sepse ekipi është i mbushur me lojtarë të rinj. Ansu Fati, njeriu që trashëgoi fanelën me numrin 10 të Mesit, është vetëm 18 vjeç dhe sapo është kthyer nga dëmtimi, Jusuf Demir gjithashtu është 18 vjeç dhe luan në krah, “margaritari” i ri i Spanjës, Pedri, është në të njëjtën moshë, pra 18 vjeç. Mbrojtësi uruguajan Arauho është 22 vjeç, Riki Puixh po 22, Oskar Mingesa është gjithashtu 22 vjeç, ndërsa mbrojtësi Erik Garsia i ardhur nga Mançester Siti nuk ka më shumë se 20 vjeç.
Sfidanti.al