Portieri “harron” ndeshjen për një foto të djalit me Mesin

E kishin nxjerrë në fushë për të bërë detyrën dhe duhet thënë se nuk zhgënjeu pavarësisht se skuadra e tij u mund. Portieri i Reimsit, Predrag Rajkoviç, me të përfunduar ndeshja mori me vete djalin e tij të vogël dhe i kërkoi Mesit që të bënte një foto me të birin. Fotograf ishte vetë Rajkoviçi dhe argjentinasi pranoi. Ky ishte epilogu i një ndeshjeje që do të hyjë në histori, jo vetëm për dy golat e Kilian Mbapesë, por për ovacionet e mëdha në stadiumin e Reimsit. Ovacionet ishin që kur Mesi hyri në fushë dhe emrin e tij e thirrën në kor tifozët vendas dhe ata të Paris SG. Po ashtu, brohoritje sa herë që ish-kapiteni katalanas kapte topin.

Sfidanti.al