Fitorja në fushën e Betisit ishte shumë e mirë sepse i lejon ekipit të ketë 7 pikë, në 3 ndeshje të luajtura jashtë. Nuk është pak për Realin e sotëm që pret edhe Kilian Mbapenë. Gjithsesi, nuk ka më lavdërime të jashtëzakonshme për Vinisiusin, që u krahasua me më të mëdhenjtë dhe u tha se do të linte në hije pikërisht Mbapenë. Këtë herë, sulmuesi brazilian u quajt “egoist” që duhet të kuptojë më mirë lojën e skuadrës. Lavdërimet ishin sërish për Karim Benzemanë ndonëse golin e shënoi Karvahal. Po ashtu, ka shqetësime për lojën e Bejlit dhe të Iskos, ndërsa Kasemiro thuhet se “nuk i ka ngrohur ende motorët”, ndërsa Valverde pëlqen më shumë lojën vertikale sesa atë graduale me zotërim topi.
Sfidanti.al