Hamilton qetëson tifozët, (por shqetëson Verstapenin): Nuk kam Kovid

Gjatë gjysmës së parë të sezonit pretendoi se pati efekte të zgjatura të infektimit që e kaloi më herët. Ljuis Hamilton u ankua sidomos në garat e fundit se kishte ende shqetësime nga koronavirusi, ndonëse në fillim të gushtit ishte në vend të parë në renditjen e Botërorit të Formula 1. Tashmë, ndërsa fillon gjysma e dytë e sezonit, kampioni i botës thotë se gjithçka ka kaluar. “Unë pushova siç duhet gjatë gushtit, – tha anglezi 36-vjeçar, – u shlodha dhe jam mirë fizikisht, ndërsa nuk ka më efekte të Kovidit. Tashmë, kjo nuk është shqetësim për mua”. Këtë fundjavë do të jetë Çmimi i Madh i Belgjikës, ndërsa piloti i Mercedesit ka 195 pikë në renditje duke qenë i pari, me 8 pikë më shumë sesa rivali i tij kryesor, Maks Verstapen i Red Bullit.

Sfidanti.al