Champions: Grupi i ferrit është Liverpul-Atletiko-Milan-Porto!

Janë që të gjitha skuadra që kanë provuar finalet e Ligës së Kampionëve dhe të Kupës së dikurshme të Kampionëve, ndërsa tre prej tyre i kanë fituar trofetë. Një grup “ferri” në shortin e Championsit ishte ai B, i përbërë nga Atletiko e Madridit, Liverpuli, Porto dhe Milani. Spanjollët janë 3 herë finalistë, Liverpuli ka fituar 6 trofe, Porto dy dhe Milani 7, në total 15 tituj dhe 25 finale. Nëse Atletiko e Liverpuli mund të quhen favoritë, nuk mund të lihet mënjanë Porto, që eleminoi Juventusin sezonin e kaluar, dhe Milani është që një emër i madh në këtë konkurrim.

Gjithsesi, edhe grupet e tjerë patën përballje të mëdha për shkak të mënyrës sesi u ndanë ekipet nëpër vazo. Siti-Paris SG do të kenë sfidat më interesante në grupin A, ku janë edhe Lajpcigu e Bryzhi. Interi e Reali bëjnë duel në grupin D, ndërsa Bajerni e Barcelona janë të mëdhenjtë e grupit E. Mançester Junajtid nuk e ka edhe aq të lehtë në grupin me Vijarrealin (fitues në fuqi të Ligës së Europës), dhe Atalantën. Çelsi-Juventus është dueli i peshave të rënda në grupin H, por besohet se dy ekipet mund të kalojnë dhe se anglezët mund të dalin në krye.

Shorti i grupeve në Champions

Grupi A: Mançester Siti, Paris SG, Lajpcig, Klub Bryzh

Grupi B: Atletico Madrid, Liverpool, Porto, AC Milan

Grupi C: Sporting Lisbonë, Dortmund, Ajaks, Beshiktash

Grupi D: Inter, Real Madrid, Shakhtar Donjeck, Sherif Tiraspol

Grupi E: Bajern Mynih, Barcelona, Benfika, Dinamo Kiev

Grupi F: Vijarreal, Mançester Junajtid, Atalanta, Jaung Bojs

Grupi G: Lilë, Sevilja, Salcburg, Volfsburg

Grupi H: Çelsi, Juventus, Zenit St. Peterburg, Malmo

Ndeshjet luhen nga 14-15 shtator deri në 7-8 dhjetor. Finalja do të luhet në Shën Peterburg në 28 maj.

Sfidanti.al