Këtë e thotë një njeri serioz, që është vetë njeri i topkëmbës, dhe që quhet Martin Hintereger, dhe është një austriak 28-vjeçar. Qendërmbrojtësi i Ajntrahtit të Frankfurtit në Bundesligë thotë se ka përvojën e duhur për të dhënë një gjykim lidhur me ndikimin e alkoolit në jetën e futbollistëve. “Mund të them se një e treta e tyre bien viktimë e alkoolit, janë të varur prej tij, – thotë Hiteregeri, – problemi është se askush nuk e vret mendjen dhe nuk ka reagim”. Janë të njohur të tillë si Xhorxh Best apo Pol Gaskoin, disa kohë edhe legjenda Gerd Myler, por kjo temë nuk është rrahur shumë. Me gjasë, lojtarët rendin pas alkoolit, ose për shkak të stresit, ose për shkak se jeta profesioniste i bën që t’u mungojnë shumë gjëra.
Sfidanti.al