Lojtarët më të paguar nuk arrijnë në më shumë se 15 000 euro në muaj, më pak sesa jep Dinamo e Zagrebit apo Crvena Zvezda, ekipe që i ka eleminuar në raundet eleminatore të Championsit. Sherifi i Tiraspolit arriti për herë të parë në histori në fazën e grupeve të garës më të madhe europiane të klubeve, ndërsa gjithçka është e merituar. Barazimi 0-0 në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit ndaj Dinamos vendase erdhi pas fitores 3-0 në shtëpi. Kampionia e Moldavisë ka një buxhet vjetor prej 5 milionë eurosh, një stadium që thuhet se ka kushtuar 150 milionë euro, dhe një kompleks sportiv të shkëlqyer. Është ekipi i Transnistrisë, republikës së shkëputur nga Moldavia dhe të njohur vetëm nga Rusia, dhe mbahet gjallë besohet nga paratë ruse. Në të kaluarën, ka arritur 3 herë fazën e grupeve në Ligën e Europës.
Sfidanti.al