Kjo është karakteristika e atij që sapo ka ardhur, e një lojtari që pritej të vinte më parë dhe që e donte edhe Juventusi, dhe që ka ditur të shkëlqejë me Volfsburgun, Mançester Sitin dhe kombëtaren e Bosnjë-Hercegovinës. Edin Xheko është një mjeshtër i futbollit, që ka vlera të mëdha edhe në moshë të shtyrë, por kupton se edhe skuadra ku luan, Interi, është një ekip “për të qenë”. “E kuptova menjëherë, – thotë ai, – që jemi skuadër e fortë dhe që dimë të luajmë mirë futboll”. i pyetur për Lukakun, përtej respektit, thotë logjikisht se “tashmë ai është e shkuara, në ekip jam me Lautaro Martinezin që është një lojtar i madh”. Tashmë, është në shtëpinë e tij në “San Siro”, ndonëse u ngatërrua fillimisht duke shkuar tek dhoma e zhveshjes e miqve, pasi gjithmonë ashtu ka bërë. Kroati Ivan Perishiç e korrigjoi, ndonëse nuk dihet në italisht, apo në gjuhën e tyre të përbashkët të sllavëve të jugut.
Sfidanti.al