Bavarezët nuk mundën të realizonin fluturimin me avion që nga Bremeni pas ndeshjes së Kupës. Bajerni nuk u nxitua që të udhëtonte natën nga qyteti i Gjermanisë veriore, por kaloi natën në një hotel aty, dhe planifikoi ta bënte këtë sot në orën 12:30. Nuk qe e mundur, pasi në aeroportin e Bremenit rastësisht ishte zbuluar një bombë amerikane e Luftës së Dytë Botërore, prej 500 kg. Ajo u zbulua gjatë disa punimeve, dhe specialistët nisën procesin e çmontimit. Puna zgjati dhe Bajerni u detyrua të shtynte fluturimin. Padyshim që pati panik, por edhe një lloj dëshpërimi sepse prishja e programit ditor krijon probleme në gjendjen e lojtarëve. Në një farë mënyre, Bajerni lëshoi 12 “bomba” në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë, fituar 12-0 në fushën e Bremer SV, por tashmë një bombë “iu lëshua” në aeroport.
Sfidanti.al