Sekreti i hapur i UEFA-s: Jorginjo do të jetë lojtari i vitit!

Së pari është futbollist shumë i mirë, dhe meriton çdo vlerësim, por së dyti duhet thënë se çmime të tilla shpesh jepen për trofe kolektive. Jorginjo do të jetë Lojtari më i mirë i sezonit të kaluar, ndërsa mediat italiane e ato angleze zbulojnë vendimin e marrë nga UEFA, por që nuk është bërë ende zyrtar dhe publik. Mesfushori italian fitoi Championsin me Çelsin dhe Kampionatin Europian me Italinë, dy trofe maksimalë të vitit, dhe mundi në konkurrim të tillë si Kevin De Brujnin dhe Ngolo Kantenë. Yjet si Lionel Mesi apo Robert Levandovski nuk ishin përfshirë në listën përfundimtare të UEFA-s. Nuk dihet cili spiun nga brenda e nxorri këtë lajm përpara kohe.

Sfidanti.al