Cila ka qenë blerja më e mirë e Dortmundit? Jurgen Klopi!

Nuk ka njeri që ta dijë më mirë këtë sesa Mikael Corku (Zorc). Ish-mesfushori që luajti për 18 sezone për Borusian, me 463 ndeshje Bundeslige e 131 gola, pati një karrierë të gjatë edhe si drejtues sportiv, që nga 1998 e deri në fund të këtij sezoni, kur do t’i japë fund për t’ia lënë vendin pasardhësit të tij, Sebastian Kehl. Ky njeri që fitoi 2 tituj Bundeslige, 1 Champions dhe 1 Kupë Interkontinentale si lojtar, si dhe 3 Bundesliga si drejtues, thotë se blerja më e mirë që ka bërë në karrierë është ajo e Jurgen Klopit. Më mirë edhe se ajo e Robert Levandovskit, Rojst, Gëces apo Halandit. Sot Klopi është i lumtur në Liverpul, ndërsa me Dortmundin arriti suksese të mëdha.

Sfidanti.al