Trajneri i tij, Pioli, ndoshta gjysmë me shaka (e gjysmë me të vërtetë) thotë për të se “është pak mendjemadh”. Ndoshta duhet pak mendjemadhësi, apo besim në vetvete, për të përballuar presionin e futbollit në nivelin e lartë, kur luan krah yjesh dhe stadiumi ka dhjetëra mijëra njerëz. Brahim Diaz i jep të drejtë Piolit duke pohuar se nuk e ka problem të mbajë në shpinë fanelën më të rëndë, atë me numrin 10. Këtë bluzë dikur e kanë pasur Lidholm, Skiafino, Kapelo, Rivera, Barezi, Gulit, Rajkard, Saviçeviç, Baxho, Rui Kosta, Zedorf.
“Nuk e kam problem të mbaj numrin 10, – thotë Diaz, – edhe pse është një numër i madh. Ne jemi Milani dhe duhet të luftojmë për titullin, por duhet parë ndeshje pa ndeshjeje. Jemi ekip i bashkuar dhe shkojmë mirë, ndonëse duhet të përmirësohemi. Ndaj Sampdorias e merituam dhe jam i lumtur për golin e shënuar”.
Sfidanti.al