Në Gjermani thonë se Verderi i Bremenit është “Barcelona e Veriut”

Ja që paska probleme me borxhet edhe në vendin e madh europian, që menaxhon ekonominë edhe në sport si askush tjetër. Kjo është e vërteta, ndonëse shifrat nuk janë aspak siç u ndodh klubeve në Spanjë apo Itali. Në shënjestër të kritikave është Verderi i Bremenit që po cilësohet “Barcelona e Veriut”. Klubi në brigjet e Detit Baltik është detyruar të transferojë shumë nga lojtarët kryesorë si Milot Rashica, Egeshtajn, Sarzhent, Augustinson dhe Osako, por sërish ka probleme. Për shkak të pandemisë, jeshilët patën 70 milionë euro humbje, dhe u kërcënuan për ndëshkim nga liga për t’i hequr pikë në renditje. Kjo u përballua me 34 milionë euro nga shitja e lojtarëve, 17 milionë me shitjen e bondeve dhe 20 milionë hua bankare. “Një sezon me gjysmë kapaciteti tifozësh në stadium nuk e përballojmë dot”, – thotë shefi i financave, Klaus Filbri.

Sfidanti.al