Edhe pas humbjes, Rojsi optimist: Dortmundi nuk është larg Bajernit

Ishte shënues goli para tifozëve të tij, por trofeun e parë të sezonit nuk e mori dot. i hidhëruar Marko Rojs për shkak të humbjes 1-3 ndaj Bajernit në finalen e Superkupës së Europës, por gjithsesi kapiteni i Dortmundit nuk është pa shpresë. “Bajerni është një skuadër e madhe, – tha ai, – ka lojtarë të mëdhenj që të ndëshkojnë për gabimet. Gjithsesi, në golat e pësuar ne kishim faj vetë dhe këtë nuk duhet ta lejojmë në të ardhmen. Nëse do të kishim qenë më të përqëndruar dhe të kishim shfrytëzuar rastet, do të kishim dalë më mirë. Le të jemi me kokën lart, treguam se dimë të luajmë barabar me Bajernin dhe kjo na jep shpresë për kampionat”.

Sfidanti.al