Ç’fat për Gjasulën, shqiptari është në një ekip ku përputhen karakteret

Nuk është si emisioni televiziv në Shqipëri, por është diçka që kërkon vërtet bashkim energjish dhe vullnetesh. i tillë futbolli edhe në Bundesligën e dytë, një kampionat i fortë fizik dhe atletik, diçka që i përshtatet Klaus Gjasulës. Mesfushori i kombëtares shqiptare po shkëlqen me Darmshtatin dhe duket shumë më i lumtur sesa kur ishte tek Hamburgu, edhe pse ish-ekipi ka gati 18 000 tifozë në stadium, ndërsa tani luan përpara … 855 spektatorëve. Shoku i tij i skuadrës, Fabian Shnelhart, ishte me fat që Gjasula ishte në ekip, pasi pati mundësi të dilte më shumë në sulm dhe të shënonte një gol në fitoren 6-1 ndaj Ingolshtatit. “Ne jemi shumë të qetë me faktin se kur humbasim topin, kemi një lojtar në prapavijë si Gjasulën që është në gjendje që ta fitojë atë përsëri, – tha ai, – Klausi është i mirë për ne, dhe stili i tij i lojës i shkon stilit tonë”.

Sfidanti.al