Kaq ka luajtur për ekipet e klubeve, dhe bëhet fjalë për Zniçin e Pushkovit e Lehun e Poznanit në Poloni e për Dortmundin e Bajernin në Gjermani. Robert Levandovski ka tani 700 ndeshje në karrierë, duke përjashtuar ata me kombëtaren, dhe këtë shifër jubilare e festoi duke shënuar dy gola e duke fituar trofeun e Superkupës. Sulmuesi polak e nisi këtë sezon aty ku e la vjet, ndërsa në dy ndeshje gjithsej ka 3 rrjeta. Në total, në këto 700 ndeshje, ka shënuar 489 gola, ndërsa nivelin me Bajernin e ka të jashtëzakonshëm, me 204 gola në 220 ndeshje Bundeslige dhe 297 gola në 331 ndeshje gjithsej. Me Poloninë ka 69 gola në 122 ndeshje, ndërsa në karrierë ka fituar 25 trofe, duke qenë një nga lojtarët më shumë fitues në histori.
Sfidanti.al