Duhet pyetur “i zoti i punës”, që të na sqarojë. Flasim për Françesko Flakin, njeriun që luajti për gati 17 vjet në Serinë A, e B duke shënuar gati 130 gola në mbi 350 ndeshje, dhe që do të bëjë një kthim që mund të jetë një rekord botëror. Ish-sulmuesi i Fiorentinës dhe Sampdorias shlyen deri në dhjetor dënimin prej 12 vjetësh që iu dha në 2009, sepse doli pozitiv për herë të dytë për kokainë. Në 8 prill ka mbushur 46 vjeç dhe është marrë vesh me ekipin amator Sinja, që është në kampionatin e Shpresave në Toskanë. Do të jetë më i vjetri, në një skuadër të përbërë nga lojtarë të lindur në vitin 2000 e prapa, dhe me vetëm dy 30-vjeçarë. Flaki thotë se nuk ka shpejtësinë e dikurshme, por ka përvojë dhe teknikë, ndërsa kthehet në fushë për sfidë ndaj atyre që thoshin se kishte mbaruar si futbollist.
Sfidanti.al