Tuheli do ta ketë një sy tek Broja, një tip sulmuesi që gjithmonë e ka dashur

Shqiptari u largua nga zhurma e madhe e Çelsit, ku fanfarat ishin për Romelu Lukakun dhe paqartësia për Tami Abrahamin, dhe zuri vend në “ishullin” e qetë të Sauthemptonit. Armando Broja mund ta shfrytëzojë rastin që iu dha për të luajtur në Premier Ligë, që të fitojë sërish vendin tek Çelsi. Futbollisti 19-vjeçar i kombëtares shqiptare e di mirë se trajneri i Bluve të Londrës, Tomas Tuhel, do ta ketë një sy tek ai, dhe jo më kot e dha në huazim, jo si transferim përfundimtar. Përderisa Lukaku do të ketë “pjesën e luanit”, Broja e pa të udhës që të kishte minutazh tek “Shenjtorët”. Tuheli gjithmonë ka thënë se i pëlqen një sulmues si shqiptari, që është shtatlartë, i shpejtë dhe inteligjent. Një lloj Olivie Zhiruje, që bën repartin vetëm, por shumë më i shkathët sesa francezi. Të shohim nëse do ta shfrytëzojë shansin.

Sfidanti.al